Policia Kufitare në Qafë Thanë ka arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar, të identifikuar si Fatjon Vesho, i cili tentoi të kontrabandonte në Shqipëri mallra të licencuara, të cilat i kishte fshehur në automjet.
Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, shërbimet e Policisë Kufitare zbuluan paketime me medikamente për importimin e të cilave kërkohet licencë e posaçme. 31-vjeçari po përpiqej t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjet në fuqi.
“Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë arrestuan shtetasin F. V., banues në Pogradec, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara””, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.