Ballina Rajoni U arrestua nga autoritetet greke në Athinë, ja si është transformuar i...

U arrestua nga autoritetet greke në Athinë, ja si është transformuar i kërkuari ndërkombëtar Jani Alia

42
0

Në 5 janar Jani Alia u arrestua nga autoritetet greke në Athinë.

Alia, ishte i kërkuar ndërkombëtarisht për vrasjen e Elton Çiçës në vitin 2016. Sipas Çelmetës, lëvizjet e dyshimta të Alias kishin tërhequr vëmendjen e policisë greke, e cila e shoqëroi për verifikim.

Gjatë këtij procesi, Alia paraqiti një dokument identifikimi të falsifikuar, por kontrolli i shenjave të gishtave zbuloi identitetin e tij të vërtetë. Pas kësaj, autoritetet greke e arrestuan menjëherë.

“Jani Alia, i cili vrau Elton Çiçon, një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare është arrestuar mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Autoritetet greke në Athinë kanë vërejtur lëvizje të dyshimta të Jani Aliajt dhe e kanë shoqëruar atë për verifikim. Ai ka treguar një dokument identifikimi fals, i cili është pikasur nga autoritetet. Pas marrjes së shenjave të gishtave është zbuluar identiteti i tij dhe më pas është kryer arrestimi”, u shpreh ai.