Ballina Politika Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Rama mbledh në seli drejtuesit politik të...

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Rama mbledh në seli drejtuesit politik të PS-së në qarqe

56
0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të enjteje drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Socialiste në seli.

Më 6 janar kryetari i PS-së, Rama njoftoi ndryshimin e drejtuesit politik të qarkut të Kukësit. Majko nuk do të jetë më drejtues politik i Kukësit, aty ku deputeti socialist e kishte nisur tashmë punën, por për zgjedhjet e 11 majit do të punojë në kryeqytet.

Vendin e Majkos në Kukës do ta zërë Eduard Shalsi, të cilit Rama deri në këto momente nuk i kishte besuar drejtimin e asnjë zone. Arsyet e kësaj lëvizje mbeten ende të paqarta, ndërsa ‘senatori’ socialist kishte gati 2 vite si drejtuesi i PS në qarkun verior, ku zgjedhjet e kaluara fitoi 2 bashkitë më të mëdha nga 3 gjithsej.

Veç Erion Veliajt, Elisa Spiropalit dhe Ogerta Manastirliut, Tiranës tashmë i janë shtuar 2 përforcime, Blendi Gonxhja që u zhvendos nga drejtimi i Dibrës në njësinë 6, në zonën e kombinatit, dhe së fundmi edhe Pandeli Majko.