Ballina Kronika “I’u ndau motrën nga 2 burra dhe i nxori video intime”/ Ekzekutuan...

“I’u ndau motrën nga 2 burra dhe i nxori video intime”/ Ekzekutuan 33-vjeçarin, gjykata merr vendimin për 2 vëllezërit

0
14

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj, të akuzuar për ekzekutimin e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Dragoç të Postribës, më 4 janar.

Gjatë seancës, të dy të pandehurit nuk dhanë asnjë deklaratë përpara gjyqtares Irida Barkaj. Sipas dëshmisë së tyre, shkak për ngjarjen ishte lidhja e Matajt me motrën e tyre.

Ata kanë pretenduar se viktima kishte ndikuar në prishjen e dy martesave të saj dhe kishte shpërndarë materiale intime të vajzës.

Pala mbrojtëse kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Klisman Hasaj, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata, duke e konsideruar të ligjshëm arrestimin dhe duke lënë në fuqi masën e paraburgimit për të dy vëllezërit.