Nga Irena Beqiraj
Në 2024 shqiptarët paguanin për energjinë elektrike cmimin me tvsh më të lartë në rajon. Ndaj vendimi I ERE për të ulur me 1 lek cmimit të energjisë elektrike deri në fund të vitit 2025, e ka bërë Kryeministrin shumë krenar.
Pas 12 vjet reformash, ulja me 1 lek e cmimit të energjisë do ta rendisë Shqipërinë në vendin e tretë pas Maqedonisë së Veriut edhe Serbisë, me një cmim me TVSH prej 0,0992 euro/ KWH. Sërisht Kosova, Bosnja dhe Mali Zi do t’i kenë cmimet me tvsh më të ulta se Shqipëria.
Është interesant fakti që analizat e pavarura të ERE-s përkuan me sygjerimin që 4 muaj më parë Kryeministri i bëri Ministres së Energjitikës në Fier, ku e garantoi se nëse do të ulte cmimin e energjisë qoftë edhe me një lek pensionistët e Fierit do të votonin PS-në.
Por më interesante se koicidenca midis vendimit “të pavarur” të ERE-s edhe qëllimeve politike të partisë në pushtet, mbetet preformanca financiare e kompanive energjitike. Megjithëse familjet paguajnë cmime jo të ulta krahasuar me rajonin, kompanitë shqiptare energjitike janë dukshëm më të varura nga subvencionet ose mbështetja buxhetore, krahasuar me kompanitë e rajonit.
Pra, kur bëhet fjalë për subvencionet në sektorin e energjisë, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, janë vendet që kanë akorduar më shumë subvencione kompanive të energjisë ndërsa Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi nuk kanë dhënë asnjë mbështetje financiare për këtë qëllim. Maqedonia e Veriut dallohet për dhënien e mbështetjes më të gjerë në raport me PBB-në edhe e dyta në rradhë vjen Shqipëria.
( Burimi: të dhënat e FMN)
E pra ka një paradoks. Si ka mundësi që aty ku energjia faturohet me cmim më të lartë për familjarët, në Maqedoni edhe në Shqipëri qeveritë japin më shumë mbështetje ose subvecione për kompanitë prodhuese dhe shpërndarëse të energjisë (përkatësisht 1,93% e Prodhimit të Brendshëm bruto në Maqedoni dhe 1,6% të PBB-së në Shqipëri. Ndërkohë që paguajnë shuma të papërfillëshme të mbeshtetjes (rreth 0,01% te PBB-së) për familjet të cilat përballojnë cmimin më të lartë në rajon? Parimet e mirëmenaxhimit dhe e mirëqeverisjes do të na conin në drejtim të kundërt me këtë që ndodh.
Ky paradoks e ka fillesën tek mungesa e kufirit ndarës midis politikave publike dhe qëllimeve tregëtare të kompanive energjitike. Për sa kohë që kompanitë publike energjitike përdoren për qëllime të shumëfishta si publike dhe tregëtare, pa një ndarje të qartë midis këtyre qëllimeve, qëllimet publike janë përdorur dhe do të përdoren si “mbulesë” për përformancën e dobët tregëtare, duke rritur barrën e sektorit në buxhetin e shtetit, si dhe duke e bërë të pamundur transparencën.
Efekti i parë i uljes do te ndihet në rritjen e kërkesës së kompanive për mbeshtetje buxhetore edhe nuk do të cuditesha që 1 lek per cdo KWh të harxhuar nga pensionistët ti rëndonte buxhetit me 5 lek.
Megjithatë, nuk do të guxoja ta quaja keqmenaxhim, miqëve të mi socialistë do t’ju mbetej qejfi. Ndërsa opozitarët do të më akuzonin për anshmëri, pasi sipas tyre shpjegimi i këtij paradoksi mund të cojë edhe më larg.
Por një gjë e them me siguri – Krenaria që ka ndjerë Kryeministri për uljen me 1 lek të cmimit të energjisë, ulje e ofruar pikërisht 4 muaj para zgjedhjeve vërteton edhe një herë konstatimin e drejtë të Cezarit “ se një udhëheqës krenar është një udhëheqës i dobët”