Udhëtarët që udhëtonin nga Kosova drejt Gjermanisë kanë përjetuar një fluturim të vështirë, pas vetëm 20 minutash nga nisja.
Aeroplani është përballur me turbulenca të forta, që kanë shkaktuar shqetësim tek pasagjerët.
Për sigurinë e udhëtarëve, piloti ka vendosur të kthehet në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku fluturimi ka aterruar pa incidente. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar gjatë këtij episodi.