Ballina Europë I dënuar me burg nga GJKKO dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar,...

I dënuar me burg nga GJKKO dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Britani 34-vjeçari

31
0

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet britanike, ka finalizuar operacionin “Another”, duke arritur të arrestojë Edison Mucekun, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi erdhi pas një shkëmbimi informacioni mes Policisë së Shtetit dhe Interpol Manchester, që mundësoi lokalizimin dhe kapjen e 34-vjeçarit, i cili ishte në kërkim për disa akuza serioze. Muceku akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Ai ishte një nga personat e përfshirë në një megaoperacion të SPAK-ut në maj të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste për figura të njohura të krimit të organizuar. Muceku është në pritje të ekstradimit nga Britania e Madhe, ku do të përballet me drejtësinë në Shqipëri. Ky operacion tregon angazhimin e Policisë së Shtetit për luftimin e krimit të organizuar në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare.