Ballina Kronika Ngjarje e rëndë në Fier, 16-vjeçari plagoset me thikë në këmbë

Ngjarje e rëndë në Fier, 16-vjeçari plagoset me thikë në këmbë

35
0

Mbrëmjen e së shtunës, në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit, një 16-vjeçar është plagosur me thikë në këmbë, pas një konflikti të çastit.

I riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ngritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Hetimet janë në vijim dhe pritet që autoritetet të ofrojnë informacione të mëtejshme mbi këtë incident.