Ballina Europë Olaf Scholz zgjidhet kandidat i socialdemokratëve për kancelar në zgjedhjet federale të...

Olaf Scholz zgjidhet kandidat i socialdemokratëve për kancelar në zgjedhjet federale të shkurtit

104
0

Kongresi i Partisë SPD në Berlin ka emëruar Olaf Scholz si kandidatin e saj për kancelar në zgjedhjet federale që do të mbahen në fund të shkurtit.

Gjatë fjalimit të tij, Scholz shprehu kritika ndaj ekstremeve të djathta, duke përmendur situatën në Austri ku u emërua një kancelar që ai e quajti “një ekstremist i djathtë”. Ai theksoi se kjo ishte shqetësuese dhe se nuk mund të pranohej. Po ashtu, ai kritikoi CDU-në dhe CSU-në, duke deklaruar se “nuk është koha për magji, as koha për receta të vjetra apo për të bërë politikë mbi kurrizin e njerëzve të thjeshtë”.

Në lidhje me koalicionin që ai drejton, Scholz u shpreh se ata kanë kaluar tre vite të vështira me shumë debate, mosbesim dhe gabime. Ai pranoi se mund të kishte vepruar më herët për të rregulluar situatën, duke theksuar mundësinë që mund të kishte mbyllur koalicionin më shpejt.