Ballina Kronika Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 6 persona bien në prangat...

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 6 persona bien në prangat e policisë së kryeqytetit

32
0

Gjashtë persona janë arrestuar në kryeqytet për vepra të ndryshme penale. Tre prej tyre akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj personave në familje.

Një 47 vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi i ka hyrë në banesë dhe ka tentuar të ngacmojë një 24-vjeçare. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, polica gjeti dhe sekuestroi një armë e ftohtë.

Nga ana tjetër një i dënuar me 4 muaj burg për vjedhje është vënë gjithashtu në pranga. Ndërkohë sektori i Qarkullimit Rrugor ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Komisariati i Policisë Nr.2, arrestoi në flagrancë shtetasin: M.S, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Nr.3, arrestoi në flagrancë shtetasin T.D, 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Komisariati i Policisë Nr.4, arrestoi në flagrancë shtetasin E.H, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Komisariati i Policisë Nr.6, arrestoi në flagrancë shtetasin F.M, 47 vjeç, pasi i ka hyrë në banesë dhe ka tentuar të ngacmojë një 24-vjeçare. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F.M, Polica gjeti dhe sekuestroi një armë e ftohtë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.7, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim E. K,36 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin Xh.P, 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.