Ballina Politika “Bashkëpunëtor i krimit”/ Këlliçi publikon video të Ramës: Dëgjojeni me veshët tuaj...

“Bashkëpunëtor i krimit”/ Këlliçi publikon video të Ramës: Dëgjojeni me veshët tuaj kreun e Narkoshtetit

132
0

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, ka publikuar një video ku kryeministri Edi Rama është përgjigjur në lidhje me akuzat e opozitës për bashkëpunëtor të krimit.

Në postimin e Këlliçit në Facebook, është Rama i cili me zë dhe figurë dhe plotë krenari shprehet se bashkëpunëtorët e tij i ka zgjedhur ai vetë, por mesa duket ka harruar të thotë se është edhe bashkëpunëtor i ish-ministrave të arrestuar, apo kryebashkiakëve të dënuar me burg për vjedhje dhe korrupsion të parave të shqiptarëve, përgjatë 12 viteve të qeverisjes së tij.
No comment! Ndiqeni dhe dëgjojeni me veshët tuaj kreun e Narkoshtetit!’, shkruan Këlliçi në Facebook.