Ballina Aktualitet “Dy makina vidhen çdo muaj”, eksperti: Mbahen 6 muaj të fshehta, përdoren...

“Dy makina vidhen çdo muaj”, eksperti: Mbahen 6 muaj të fshehta, përdoren në krime të rënda

30
0

Vjedhjet vijojnë të mbeten një problem shqetësues për qytetarët, e sidomos kur në shënjestër të autorëve janë makinat që në jo pak raste janë përdorur nga grupe kriminale për ngjarje të rënda.

Të dhënat e policisë tregojnë se mesatarisht në dy vitet e fundit në Tiranë vidhen dy mjete në muaj.

Gjatë vitit 2024, në kryeqytet janë denoncuar 20 raste, nga të cilat 12 janë zbardhur dhe janë arrestuar 4 persona. Ndërsa gjatë vitit 2023 u denoncuan 41 vjedhje mjetesh, nga të cilat u zbuluan 13 prej tyre me 7 autorë të prangosur. Eksperti Faik Basha, thotë se pavarësisht se numri i vjedhjeve në kryeqytet është në ulje, në qarqe të tjera të vendit numri është më i lartë.

Eksperti Basha tregon se pasi mjetet vidhen mbahen të fshehura për një periudhë 6 mujore, e më pas u dorëzohen grupeve kriminale.

Sipas tij, në 90% të ngjarjeve kriminale, si vrasje apo atentate mafioze, autorët kanë përdorur mjete të vjedhura.