Ballina Kronika Tritol hotelit në Theth, arrestohet autori

Tritol hotelit në Theth, arrestohet autori

31
0

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, është vendosur në një hotel në Theth gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, (12 janar 2025) kur një person, i kapur nga kamerat e sigurisë, është afruar në këmbë ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale në hotelin që është në pronësi të shtetasit Ç. Berishta.

Policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar, një i ri nga një fshat tjetër. Aktualisht, i riu po merret në pyetje për të zbardhur motivet dhe rrethanat e vendosjes së lëndës plasëse.