Ballina Politika Vota e diasporës në rrezik? Boçi ngre alarmin: Regjistrimi online mund t’ju...

Vota e diasporës në rrezik? Boçi ngre alarmin: Regjistrimi online mund t’ju heqë të drejtën e votimit fizik në Shqipëri

37
0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me votën e diasporës. Përmes një statusi në “Facebook”, Boçi ka publikuar denoncimet e para, sipas së cilave, platforma e KQZ-së kufizon dhe pengon regjistrimin e diasporës për të votuar.

Boçi ka theksuar se ata që regjistrohen në programin e PD-së, duhet patjetër më pas të aplikojnë në KQZ-PER, pasi janë autonome dhe nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në fund, Boçi ka vënë edhe një herë theksin për të gjithë ata që duan të vijnë të votojnë në Shqipëri, nuk duhet të regjistrohen online, pasi humbasin të drejtën e votimit fizik.

Postimi i plotë:

Ndonëse e shumëpritur platforma e KQZ, PER, kufizon dhe pengon regjistrimin e diasporës për të votuar.
Denoncimet e para janë shqetësuese.
Regjistrimi në PER krijon mundësinë reale të së drejtës së votimit.
Ata që regjistrohen në programin e Partisë Demokratike, duhet patjetër pas kësaj të aplikojnë në KQZ-PER.
Ta provojnë në vazhdimësi dhe pse i refuzohet.
Platformat e PD dhe KQZ janë autonome e nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Të dhënat tek platforma e PD janë të sigurta dhe konfidenciale.
Shënim: Ato që mendojnë të vijnë të votojnë në Shqipëri në 11 Maj, nuk duhet të rregjistrohen online, pasi humbasin të drejtën e votimit fizik.