Ballina Politika “Kush denoncon përfundon në burg”, Abilekaj reagon ashpër: Rama kërkon të jetë...

“Kush denoncon përfundon në burg”, Abilekaj reagon ashpër: Rama kërkon të jetë i paprekshëm,dalja e tij pas vendimit…

19
0

Analisti Enton Abilekaj, e cilëson të kobshme për të ardhmen e vendit, artikulimin e kryeministrit Edi Rama, gjatë komunikimit të ‘mbrojtjes’ së vëllait të tij Olsi Rama dhe ‘kërcënimeve’ ndaj opozitës dhe në veçanti ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, për të cilin paralajmëroi padi ndaj tij.

I ftuar në një studio televizizve, Abilekaj tha se Rama me komunikimin që bëri, ishte kërcënim i hapur ndaj atyre që denoncojnë.
Sipas Abilekjat, dalja e Ramën menjëherë pas vendimarrjes së SPAK për të vëllain, Olsi Rama, ishte një përpjekje e kryeministrit për të quajtur gënjeshtra të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, që nga hyrja e tij në politikë e deri më sot.

Abilekaj theksoi gjithashtu se vendimi i SPAK për të pezulluar hetimet për dosjen Xibraka, ku i përfshirë është edhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, tregon se vulën e autorësisë së drejtësisë e ka Rama.

Të gjithë këta që denoncojnë do përfundojnë si Salianji apo siç thotë Rama, si Gazment Bardhi. Nisi nga një njoftim i çuditshëm i SPAK për pezullimin e hetimeve për Olsi Ramën për Xibrakën, ndërsa vetë Olsi e ka pranuar. Prokurori s’e ka pranuar dëshminë e Olsi Ramës.

Eshtë një kërkesë e Ramës, ditë e dielë për të përmirësuar imazhin e tij të shkatërruar nga sondazhet, i duhet një shkresë nga SPAK, për të quajtur gënjeshtra të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, që kur ka hyrë në politikë e deri më sot, dje i mohoi me një letër bakalli, paçavure të SPAK. Tregoi se SPAK ishte i paaftë të hetonte, i pamundur të hetonte. Tregon situatën ku është drejtësia dhe i jep vulën e autorësisë Ramës për marrjen e drejtësisë.

Ndaj hidhet në sulm, se kush bën akuza do përfundojë në burg. Problemi është se çfarë po ndodh me drejtësinë dhe atë që e kontrollon drejtësinë. Ai nuk mjaftohet me fshehjen e korrupsionit të qeverisë apo me dënimet e opozitës, kërkon që figura e tij të jetë e barabartë me një monarki, të jetë e paprekshme dhe kush e cenon atë, të dënohet.

Kemi një gjyq sot të një polici ndaj Bardhit që do pasojë me një gjyq të Ramës ndaj Bardhit. Me gjueti të Edi Ramës ndaj çdo pjesëtari të opozitës. Këtë përshkrim të Ramës në komunikimin me publikun, komunikim i kobshëm për të ardhmen e vendit.