Ballina Politika “Po filloj një epokë të re në politikë”, Braimllari shpjegon largimin nga...

“Po filloj një epokë të re në politikë”, Braimllari shpjegon largimin nga Partia e Lirisë drejt PS

74
0

Endrit Braimllari komentoi deklaratat e tij lidhur me largimin nga Partia e Lirisë.

Gjatë një intervistë televizive, ai u shpreh se është akuzuar për tradhti, por e hodhi poshtë këtë akuzë, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me tradhtinë, pasi ai ka qenë gjithmonë në vijën e frontit për 19 vjet dhe ka kontribuar ashpër për detyrën e tij në PL.

Braimllari sqaroi se nuk është një njeri që bën pazare për interesa personale dhe shprehu pasionin e tij të fortë për politikën, duke theksuar se ai po nis një epokë të re. Ai shtoi se sulmet nuk janë bërë nga ish-kolegët e tij, por nga ata që kanë ardhur në politikë pa përvojë dhe pa provuar terrenin. Ai shprehu shqetësimin që disa politikanë mendojnë vetëm për interesat brenda opozitës, dhe jo për të mbajtur lidhje me votuesit.

“Në atë qëndrim nuk ka asgjë të vërtetë, nuk është një tradhti. Tradhtohet kur je në front në betejë. Unë kam qenë i pari në vijën e frontit 19 vite. E dinë shumë mirë ish-kolegët e mi. Unë kam qenë i pari në vijën e frontit, madje shpesh për të bërë detyrën time në front kam qenë edhe i ashpër. Kjo s’ka lidhje fare më tradhtinë. Kë po tradhtoj un? Interesat e kujt? Unë jam një njeri që dua të merrem me aktivitet politik. Unë po filloj një epokë të re, pra po them do t’ja nis nga fillimi. Unë e kam pasion, këta mendojnë që gjithmonë ka pazar. Sulmin nuk po e bëjnë ish-kolegë të mi, por këta që erdhën nga zyrat e shtetit që erdhën pa provuar terrenin. Si mund t’i thuash një themeluesi një term të tillë. Çfarë mund të mendojë një i ri, këta nuk mendojnë si të shkojnë tek votuesi, por të mbarojnë punët që kanë brenda opozitës”, tha Braimllari.