Ballina Bota Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin,...

Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset i mituri

41
0

Kryebashkiaku i Arenillas, Eber Ponce Rosero, vdiq pasi u qëllua me pesë plumba teksa po lëvizte me makinë me djalin e tij të mitur drejt juglindjes së Ekuadorit. Ishte Shoqata e Komunave të Ekuadorit (AME) ata që njoftuan nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale një ditë më parë (12 janar).

“Me pikëllim njoftojmë vdekjen e kryetarit tonë të dashur të Arenillas,” njoftoi AME, duke shpjeguar se ngjarja ndodhi pas orës 16:30 (koha lokale) kur kryebashkiaku 45-vjeçar u sulmua nga një burrë, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Sipas asaj që raportoi gazeta ekuadoriane “El Comercio”, nuk është e qartë nëse kryebashkiaku ishte kërcënuar më herët.

Ndërkohë Policia e Ekuadorit përmes një komunikate tha se “ngjarja e dhunshme” e regjistruar në Arenillas “rezultoi me tre plagë me armë zjarri, I plagosuri u transferua në një qendër mjekësore, ku fatkeqësisht u konfirmua vdekja e kryebashkiakut. Djali i tij i mitur u plagos por pa rrezik për jetën”.