Ballina Sport Kupa e Shqipërisë: Laçi në çerekfinale, kalon pengesën e Kukësit

Kupa e Shqipërisë: Laçi në çerekfinale, kalon pengesën e Kukësit

44
0

Laçi u kualifikua për në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, teksa fitoi 3-1 ndaj Kukësit.

Verilindorët shënuan të parët me Badije, por kurbinasit përmbysën llogaritë që në pjesën e parë, me anë të golave të Tresës dhe Bullarit.

Në minutën e  66-të, Bullari thelloi shifrat, duke e kthyer në formalitet kualifikimin.

Të besuarit e Moreiros synojnë që të shkojnë sa më larg në këtë kompeticion, ndërsa kuksianët duhet të kënaqen me prezencën në këtë fazë.