Ballina Kronika 1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, caktohen masat e sigurisë...

1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, caktohen masat e sigurisë në Gjykatën e Durrësit

16
0

Në një seancë gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Durrësit, janë caktuar masa sigurie për kapitenët dhe oficerët e dy anijeve, ku u gjetën 1 mijë tonë naftë kontrabandë.

Prokurorja e çështjes, Eglantina Shehu, i ka akuzuar të gjithë marinarët e dy anijeve për fshehje dhe kontrabandë të mallrave që janë të detyruara të paguajnë akcizë.

Në fillim të seancës, gjyqtarja Besiana Garxenaj u njoh me aktakuzën për marinarët e anijes “Besart”, ku u gjetën 400,000 litra naftë në depot e ballastrave. Gjatë seancës, u dorëzua një akt teknik nga Agjencia Ndërkombëtare “Vega” që tregonte se, për arsye teknike, anija kishte lejen të mbushte ballastrat me naftë deri sa të shkonte për riparim, për të shmangur ndotjen e ujit të detit.

Megjithatë, ky fakt nuk ka ndikuar në vendimin e gjyqtares, e cila pranoi kërkesën e prokurores dhe caktoi arrest me burg për kapitenin e anijes, Muhamet Kahila. Ndërsa për dy marinarët e tjerë, Ankit Dhul dhe Enea Çano, u vendos detyrim paraqitje dhe mosdalje jashtë kufijve të vendit.