Ballina Politika U largua nga PD, Agalliu: S’mund të përfaqësoj partinë ku kryetari kërkon...

U largua nga PD, Agalliu: S’mund të përfaqësoj partinë ku kryetari kërkon të protestojë në dyert e drejtësisë

22
0

Deputeti Arbi Agalliu, përfaqësues i partisë Djathtas 1912, i ftuar në studio ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me këtë forcë politike në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
Ai theksoi se nuk mund të jetë përfaqësues i një force politike, lideri i së cilës kërkon të protestojë në dyert e drejtësisë, duke iu referuar protestave të mëparshme dhe deklaratave të kreut të PD, Sali Berisha ndaj SPAK.

Ai u shpreh se votat e grumbulluara nga secili kandidat brenda Partisë Demokratike do të fuqizojnë një listë të mbyllur, të kontrolluar nga ish-kryeministri Sali Berisha:

“Votat që do të grumbullohen nga çdo individ aty do fuqizojnë individët që do të vendosë Sali Berisha në krye të listës, që tashmë do të jetë e mbyllur.”

Agalliu theksoi se pozicioni i tij nuk ka të bëjë me një qëndrim personal kundër individëve, por me parimin e përfaqësimit të drejtë dhe respektin ndaj normave demokratike:

“Ajo që unë personalisht kërkoj dhe besoj është hapësira e nevojshme për një aktivitet politik. Unë nuk mund të pranoj të jem përfaqësues i një partie, ku kryetari i saj kërkon të protestojë para derës së drejtësisë. Është më e ndershme për mua dhe ata që përfaqësoj distancimi në gjithë aktivitetin se sa të bëjmë sikur, sepse votat që do të grumbullohen nga cdo individ aty do fuqizojnë individët që do të vendosë Sali Berisha në krye të listës, që tashmë do të jetë e mbyllur”, u shpreh ai.