Ballina Rajoni Dështon mbledhja e Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur, Lajçak:...

Dështon mbledhja e Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur, Lajçak: Pala serbe nuk u paraqit

5
0

Ka dështuar takimi i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur në Kosovë e Serbi gjatë luftës, që do të zhvillohej në Bruksel. Lajmin e ka konfirmuan edhe i dërguari i Posaçëm i BE për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në rrjetin social ‘X’.

Lajçak shkruan se takimi dështoi për shkak se pala serbe njoftoi mos-pjesëmarrjen në takim, duke gjetur si shkak zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë.

“Sot synuam të mbajmë mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Persona të Zhdukur në nivel deputetësh.

Jam takuar veçmas me të dyja palët. Kosova prezantoi prioritetet e saj. Serbia ka njoftuar për mospjesëmarrje në takimin e përbashkët për shkak të zhvillimeve në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.

Ndërkohë, delegacioni i Kosovës ka mbajtur takime me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe ka parashtruar kërkesat sipas agjendës së parashikuar dhe për këtë ata pretendojnë se kanë marrë njoftimin nga Lajcak që do të raportohet konstruktiviteti dhe kërkesat e tyre tek vendet anëtare të BE-së.

Kosova vijon të kërkojë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen e Personave të Zhdukur, duke shpresuar në bashkëpunimin e plotë të të gjitha palëve të përfshira.