Ballina Politika Erion Isai paraqitet në SPAK

Erion Isai paraqitet në SPAK

54
0

Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm.

I pyetur nga gazetarët mbi arsyen e thirrjes në SPAK, ai u shpreh se: “Kur të dal, nuk e di”.

Më pas, kryebashkiaku i Ersekës iu drejtua godinës së Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë se në maj të vitit 2023, Isai ishte marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme për një tender rruge, çështje për të cilën ishte kallëzuar asokohe.