Ballina Politika Gjyqtarja e GJK kërkon tërheqjen nga çështja e Berishës për së dyti,...

Gjyqtarja e GJK kërkon tërheqjen nga çështja e Berishës për së dyti, Kushtetuesja e refuzon sërish

0
7

Gjyqtarja Marsida Xhaferllari e Gjykatës Kushtetuese kërkoi sërish dorëheqjen nga gjykimi për masën e sigurisë për kreun e PD Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Mallezi.

Xhaferllari, bashkëjetuesja e Enkelejd Alibeajt është gjyqtare e Kushtetueses.

Berisha e Malltezi kanë depozituar kërkesa në Kushtetuese që të heqin masat e SPAK në ngarkim të tyre.

Xhaferllari kërkoi të hiqte dorë për së dyti nga trupa gjykuese që do shqyrtojë pikërisht kërkesën e Berishës dhe të Malltezit, por Gjykata Kushtetuese ka hedhur sërish poshtë kërkesën e saj.