Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë ka dënuar me 5 vite burg, ish-kreun e Njësisë Adminitrative Ungrej Gëzim Kola.
Ky i fundit u gjet fajtor për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, ndërsa gjykimi ndaj tij u bë në mungesë, pasi vijon të jetë në arrati.
Sipas dosjes hetimore është arritur të provohet se ish-zyrtari është përfshirë në veprimtarinë e kultivimit të drogës në zonën malore të Ungrejt.
Por vendimi pritet të ankimohet në Gjykatën e Apelit nga mbrojtësi ligjor i ish-zyrtarit lokal, pasi gjatë hetimit dhe gjykimit ne vazhdimësi është mohuar përfshirja e tij në kultivimin e drogës.