Ballina Bota Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang: Jam kundër konflikteve...

Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang: Jam kundër konflikteve institucionale!

0
7

Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po përpiqen të arrestojnë presidentin Yoon dhe Shërbimin e Sigurisë Presidenciale.

Choi theksoi se konflikti mes institucioneve shtetërore është i papranueshëm dhe mund të dëmtojë rëndë besimin e publikut .

“Jam kundër konflikteve institucionale në vendin tonë.Konfliktet sjellin vetëm tensione dhe dëmtojnë besimin e publikut dhe popullit tonë”. theksoi presidenti Sang.

Ai njoftoi se ekzekutimi i urdhrit të arrestit për Presidentin Yoon është  realizuar dhe e  cilësoi këtë një moment kritik për ruajtjen e rendit dhe sundimit të ligjit.

Sipas mediave botërore   presidenti i përkohshëm u bëri thirrje të gjitha palëve të veprojnë me gjykim të kujdesshëm dhe sjellje të përgjegjshme, duke paralajmëruar se ata që shkelin ligjin do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.