Ballina Lifestyle “S’kam për ta hequr më”/ Ja çfarë Xhensila Myrtezaj mban gjithnjë me...

“S’kam për ta hequr më”/ Ja çfarë Xhensila Myrtezaj mban gjithnjë me vete

20
0

Gjatë një vlog-u të realizuar nga bashkëpunëtorët e saj të ngushtë, Xhensila Myrtezaj ka ndarë një detaj të veçantë për ndjekësit e saj. Gjatë udhëtimit të saj në Australi për festat e fundvitit, kamera ka kapur një varëse të thjeshtë që këngëtarja ka mbajtur në qafë.

Varësja ka një mesazh shumë të veçantë: “Mama”, një dhuratë që Xhensila ka marrë nga regjisorja gjatë xhirimeve të një klipi. Ajo ka treguar se kjo varëse mban pjesën më të rëndësishme të saj dhe është një simbol i dashurisë dhe lidhjes që ka me fëmijën e saj. Ky detaj i vogël tregon emocionet dhe lidhjen e thellë që Xhensila ka me familjen e saj, duke e mbajtur këtë dhuratë afër saj kudo që shkon.

Klaudia: Kjo është varësja…

Xhensila: Që Klaudia më ka dhuruar…

Klaudia: Te klipi…

Xhensila: Dhe që unë s’e kam hequr më dhe që s’kam për ta hequr më.

Klaudia: Sa herë unë e shoh, emocionohem.

Xhensila: Dhe e kam me vete gjithmonë, pjesën time më të rëndësishme.