Ballina Lifestyle Vajza e Gisèle Pélicot, rasti i së cilës tronditi botën: Jam e...

Vajza e Gisèle Pélicot, rasti i së cilës tronditi botën: Jam e bindur se babai abuzoi edhe me mua

10
0

Në dhjetor, ish-bashkëshorti i Gisèle Pélicot u dënua me 20 vjet burg për drogimin e saj dhe sigurimin e dhjetëra burrave për ta përdhunuar atë në shtëpinë e tyre në Francë për gjatë një periudhe gati dhjetëvjeçare. Por, vajza e saj dyshon se njësoj si e ëma edhe ajo mund të jetë droguar dhe përdhunuar nga i ati.

Ndryshe nga rasti i nënës së saj, aktualisht nuk ka prova të asaj që Pélicot mund të ketë bërë ndaj vajzës së tij, Darian.

Në një intervistë me BBC, Caroline Darian, vajza e Gisèle dhe Dominique Pélicot, të dy 72 vjeç, tha se është e sigurt që babai i saj e ka droguar dhe beson se ai e ka bërë këtë për ta abuzuar seksualisht. Por ajo nuk ka asnjë provë.

Dyshimet e saj filluan të zhvilloheshin kur policia iu tregoi për herë të parë fotot që Dominique kishte bërë kur ajo flinte, tha Darian, 46 vjeçe, për BBC. Kur u përball me imazhet që u zbuluan në kompjuterin e babait të saj,  Darian tha se nuk e njohu veten në fillim.

“Kisha vështirësi për ta njohur veten në fillim,” tha ajo për BBC-në rreth fotove, të cilat e tregojnë atë të pavetëdijshme në një shtrat, vetëm me të brendshme dhe një bluzë.

“Unë isha shtrirë në anën time të majtë si nëna ime, në të gjitha fotot e saj,” tha Darian, e cila ka shkruar një libër, “Nuk do ta quaj më kurrë Baba”, (publikuar më 14 janar), për traumën e familjes së saj.

Dominique e ka mohuar abuzimin ndaj vajzës së tij dhe ka ofruar një shpjegim tjetër për fotot e saj të pavetëdijshme në shtrat, tha ajo për BBC-në. Por ajo nuk e beson atë.

“E di që ai më drogonte, ndoshta për abuzim seksual,” tha Darian për babanë e saj.

Por ndryshe nga rasti i abuzimit dhjetëvjeçar ndaj nënës së saj, “nuk kam asnjë provë,” tha ajo.

“Dhe sa viktima të tjera janë në të njëjtën situatë? Nuk i besojnë, sepse nuk ka prova,” shtoi Darian. “Nuk dëgjohen, nuk mbështeten.”

Për gati një muaj pas dënimit të burrit të saj, Gisèle “po rimëkëmbet” dhe “po bëhet mirë,” tha Darian. Ndërkohë, ajo shtoi se po përballet me “peshën e tmerrshme” e të qenit vajza e viktimës dhe të abuzuesit të dhunës seksuale.

Raporti i saj me Dominique nuk është më ai i një babai dhe vajze, tha ajo, duke shtuar se tani ka vështirësi të kujtojë fëmijërinë e saj, dhe e quajti përdhunuesin si babain e saj vetëm aksidentalisht.

“Kur shikoj pas, nuk e kujtoj babain që mendova se ishte. Shikoj kriminelin, kriminelin seksual që është,” tha Darian për BBC-në.

“Por,” vazhdoi ajo, “kam ADN-në e tij dhe arsyeja kryesore përse jam kaq e angazhuar për viktimat e padukshme është gjithashtu një mënyrë për të krijuar një distancë të vërtetë me këtë njeri. Jam totalisht ndryshe nga Dominique.”

Darian shtoi se babai i saj nuk ishte i sëmurë, por një monstër që e dinte shumë mirë se çfarë kishte bërë. Ajo gjithashtu shtoi se ai duhet të vdesë në burg.