Ballina Politika Këlliçi paralajmëron vazhdimin e protestave kundër Veliajt: 200 milionë eurot nga inceneratori...

Këlliçi paralajmëron vazhdimin e protestave kundër Veliajt: 200 milionë eurot nga inceneratori nuk falen

23
0

Anëtari i kryesisë së PD-së dhe denoncuesi kryesor i Erion Veliajt, Belind Këlliçi është shprehur se, protesta ndaj kryebashkiakut të Tiranës nuk ndalet.

‘200 milionë eurot e vjedhura me inceneratorin Tiranë dhe bandën 5D, NUK do t’i falim kurrë!
Bashkë do i’a dalim’, shkruan në reagimin e tij, Belind Këlliçi.

Reagimi i Belind Këlliçit:

Protesta jonë nuk do ndalet!

Nesër, e premte, datë 17 janar, le të ngremë zërin sërish për të 42 herë dhe t’u tregojmë mbarë shqiptarëve se kreu i 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë, nuk mund të amnistohet!!!

Sado SPAK po lodhet ta trajtojë kolegun Erion si një xhepist të rëndomtë urbani, ai do mbahet mend në historinë e kryeqytetit tonë, si hajduti më banal dhe i paskrupullt i këtyre 34 viteve demokraci.

200 milionë eurot e vjedhura me inceneratorin Tiranë dhe bandën 5D, NUK do t’i falim kurrë!

Bashkë do i’a dalim.