Ballina Kronika Përfshihet nga flakët qendra e azilit në Babrru, evakuohen personat që ishin...

Përfshihet nga flakët qendra e azilit në Babrru, evakuohen personat që ishin brenda, ja për çfarë dyshohet

55
0

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.01.2025, rreth orës 08:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në qendrën azil-kërkues në Babrru.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.