Ballina Kronika Shmangte policinë duke përdorur taksi, arrestohet me lëndë narkotike adoleshenti

Shmangte policinë duke përdorur taksi, arrestohet me lëndë narkotike adoleshenti

20
0

Një 21-vjeçar është arrestuar nga forca e posaçme Shqiponja me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të një operacioni të zhvilluar përmes inteligjencë policore u vu në pranga shtetasi Euserio Nikolli, 21 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas, për të shmangur kontrollet nga Policia, lëvizte me taksi. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, 21-vjeçari u kap duke qarkulluar si pasagjer në një mjet taksi, në rrugën “Pavarësia”.

Gjatë kontrollit fizik dhe banesës së 21-vjeçarit, shërbimet e Policë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë narkotike kanabis dhe një aparat celular”, bëri me dije policia.