Ballina Kronika U plagos me thikë në Shkodër, këngëtari tregon detajet: E njihja autorin,...

U plagos me thikë në Shkodër, këngëtari tregon detajet: E njihja autorin, më sulmoi pabesisht! Më goditi 4-5 herë

25
0

Ademir Fresku, këngëtari i cili u plagos pak ditë më parë në qytetin e Shkodrës, ka rrëfyer detaje nga ngjarja.

Ai u shpreh se e njihte autorin ndërsa ka kërkuar që drejtësia të bëjë punën e saj në lidhje me autorin.

Fresku ka rrëfyer se i ka kërkuar autorit të mos shkojë më në lokalin e tij, gjë që ka çuar edhe në ngjarjen e rëndë.

“Nuk doja të isha pjesë e këtyre gjërave. Është bërë më e madh se ç’duhet. Jam goditur pas shpine por shpresoj që gjithçka të zgjidhet nga shteti. Me autorin njiheshim, mundohesha t’i njihesha e ti respektoja të tërë. E kam takuar 3-4 herë. I ka bezdisur disa herë punonjësit e lokalit tim, por nuk i kam hyrë shumë në detaje. I kisha thënë në mënyrën më qytetare të mundshme që të mos vinte më në lokalin tim. Familjarët e autorit nuk më kanë kontaktuar. Unë kam 4-5 plagë me thikë në trup. Ka qenë një sulm në pabesi, nuk e kam vënë re.Në spital shkova vetë, mora makinën dhe shkova të merrja ndihmën mjekësore sepse nuk e dija se çfarë kisha pësuar saktësisht”, tha ai.