Një ditë pas carjes së digës në Bunec, policia thotë se ka nisur procedimi penal për administratorin e hidrocentralit në Bunec.
Procedimi ndaj 68 vjecarit ka nisur për veprën penale të shkatërrimit të pronës.
Kujtojmë se një ditë më parë, rreth orës 12:30 të mesditës uji vërshoi në zonën e Bunecit, si pasojë e carjes së digës.
Në njoftimin e policisë thuhet se si pasojë e pasojë e carjes së digës u bllokua rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe u përmbytën disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”.