Ballina Kosovë Kapen granata, municion e pajisje ushtarake në veri

Kapen granata, municion e pajisje ushtarake në veri

29
0

Policia e Kosovës ka konfiskuar sot katër granata M-79, tetë gaz-maska, pajisje optike dhe pelerinë për snajper, më shumë se 100 fishekë të kalibrave të ndryshëm, bluza me mbishkrimin “Kalorësit e Kosovës” në alfabetin cirilik, shufër metalike, busulla e pranga.

Ky armatim është gjetur në një shtëpi dhe në një objekt përcjellës të saj në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për media, shefi i operativës së policisë për rajonin e veriut Petrit Fejza.

Sipas tij, në lidhje me rastin është arrestuar personi me inicialet M. B. rreth 37- vjeç, ndërsa me urdhër të prokurorit atij i është caktuar masa e ndalimit 48 orë.