Ballina Bota Kina drejt plakjes? Popullsia vazhdon të bjerë për të tretin vit radhazi,...

Kina drejt plakjes? Popullsia vazhdon të bjerë për të tretin vit radhazi, ja cilat janë shkaqet dhe pasojat

41
0

Popullsia e Kinës ka vazhduar të bjerë për të tretin vit radhazi në 2024, duke nënvizuar një trend shqetësues që do të ketë ndikime të mëdha sociale dhe ekonomike në të ardhmen.

Sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave, popullsia totale ra me 1.39 milionë, duke u ulur nga 1.409 miliardë në vitin 2023 në 1.408 miliardë. Lindjet u regjistruan 9.54 milionë, një rritje e lehtë krahasuar me 9.02 milionë në vitin 2023. Norma e lindjeve u rrit në 6.77 për 1,000 njerëz.

Vdekje u regjistruan 10.93 milionë, duke tejkaluar lindjet dhe kontribuar në rënien e popullsisë. Shkaqet kryesore të këtij trendi janë politika e një fëmije dhe urbanizimi i shpejtë. Kostoja e jetesës në qytetet e mëdha dhe pasiguria për të ardhmen kanë ndikuar në uljen e normës së lindjeve. Ky trend ka pasoja të mëdha për ekonominë, pasi do të ulet fuqia punëtore dhe do të rritet kostoja e kujdesit për të moshuarit.