Ballina Kronika Nën akuzë për përdhunim, arrestohet 25-vjeçari në Sarandë

Nën akuzë për përdhunim, arrestohet 25-vjeçari në Sarandë

26
0

Një 25-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga Policia lokale me akuzën e përdhunimit. I ndaluari, me inicialet I. J., ishte shpallur më herët në kërkim nga autoritetet.

Gjykata e Shkallës së Parë në Sarandë i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “marrëdhënies seksuale me dhunë me të rritura”.

Pas arrestimit, çështja është dorëzuar në Prokurorinë vendore për hetime të mëtejshme dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.