Ballina Aktualitet U hoq nga Tirana 6 vite më parë/ Zbulohet vendi ku do...

U hoq nga Tirana 6 vite më parë/ Zbulohet vendi ku do të vendoset “Shqiponja” që simbolizonte 100-vjetorin e Pavarësisë

32
0

“Shqiponja” e sheshit të dikurshëm të Tiranës që u hoq në vitin 2018 për shkak të projektit të Unazës së Madhe do të vendoset sërish, por në qytetin e Kukësit. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti socialist Pandeli Majko, i cili thotë se kjo u realizua edhe me mirëkuptimin e Lazim Destanit, i cili është edhe dhuruesi i saj.

““Shqiponja” e sheshit të dikurshëm të Tiranës, do të vendoset tek rrethrrotullimi i Gostilit, në hyrje të Kukësit!

Kjo u realizua falë mirëkuptimit të mikut tim Lazim Destani (i cili është dhuruesi i saj), miratimit të Edi Ramës dhe bashkëpunimit të bashkisë së Tiranës! Albert Halili, kryetari i Bashkisë së Kukësit si protagonist i këtij procesi po koordinon punën për vendosjen e “shqiponjës”!… Mbarësi!”, shkruan Majko.