Spitali Rajonal i Durrësit është pajisur me një skaner të teknologjisë së fundit i cili shkurton kohën, zgjeron gamën e ekzaminimeve dhe rri cilësinë e shërbimeve për qytetarët.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ishin të pranishme në ceremoninë e prezantimit të skanerit të ri CT (tomografi e kompjutuar), investim prej 450,000 dollarësh, i mundësuar nga Programi i Ndihmës Humanitare i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen të Komandës Europiane të SHBA.
Ministrja Koçiu theksoi se “ky skaner modern do të shërbejë për rreth 20,000 pacientë çdo vit, duke sjellë një nivel më të lartë kujdesi dhe diagnostikimi për qytetarët”.