Ballina Aktualitet Zana Çela përgënjeshtron zërat për marrjen e drejtimit të Radio-Televizionit Publik Shqiptar....

Zana Çela përgënjeshtron zërat për marrjen e drejtimit të Radio-Televizionit Publik Shqiptar. Drejtoj Agjencinë e Turizmit

66
0

Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, Zana Çela e cila prej një viti e gjysmë drejton Agjencinë Kombëtare të Turizmit ka treguar se lajmet për emërimin e saj në pozicionin e Drejtoreshës së Përgjithshmë të Radio-Televizionit Publik Shqiptar, janë të pa vërteta.

“Megjithatë, dua të sqaroj se kjo nuk është e vërtetë. Aktualisht, prej më shumë se një viti e gjysmë, unë drejtoj Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe jam plotësisht e përkushtuar në promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik. Jemi në kulmin e projekteve të rëndësishme që shërbejnë për të rritur vizibilitetin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare, dhe ky mision mbetet fokusi im kryesor”, shkruan Çela në reagimin e saj.

Reagimi i plotë i Zana Çelës:

Ju falenderoj sinqerisht për interesin dhe për dëshirën që shprehni për të më parë në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Radio-Televizionit Publik Shqiptar. Është gjithmonë nder dhe kënaqësi të lexoj vlerësimet tuaja për punën dhe përvojën time në fushën e televizionit dhe kulturës.

Megjithatë, dua të sqaroj se kjo nuk është e vërtetë. Aktualisht, prej më shumë se një viti e gjysmë, unë drejtoj Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe jam plotësisht e përkushtuar në promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik. Jemi në kulmin e projekteve të rëndësishme që shërbejnë për të rritur vizibilitetin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare, dhe ky mision mbetet fokusi im kryesor.

E mirëkuptoj dëshirën e fansave për të më parë sërish në projekte televizive, duke marrë parasysh përvojën time në këtë fushë, por sot jam plotësisht e angazhuar në një tjetër rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.

Ju falënderoj të gjithëve për konsideratën

Me respekt dhe mirënjohje,

Zana Çela