Ballina Kronika Aksident tragjik në aeroportin e Vlorës/ Fadroma përplas shoferin e kamionit, humb...

Aksident tragjik në aeroportin e Vlorës/ Fadroma përplas shoferin e kamionit, humb jetën 60-vjeçari

30
0

Një aksident tragjik ka ndodhur në Aeroportin e Vlorës, ku një shofer kamioni ka humbur jetën si pasojë e një përplasje me një fadrome.

Viktima, një burrë 60-vjeçar, u aksidentua gjatë punës së tij, dhe nga dëmtimet e marra, ai ka ndërruar jetë.

Shoferi që drejtonte fadromen është arrestuar dhe po mbahet nën hetim për rrethanat e aksidentit.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.