Ballina Kronika Dhunoi prindërit, 37-vjeçari nga Lezha kërcënon punonjësit e policisë me hanxhar gjatë...

Dhunoi prindërit, 37-vjeçari nga Lezha kërcënon punonjësit e policisë me hanxhar gjatë arrestimit

23
0

Mikel Biba, 37 vjeç, është arrestuar nga Policia e Lezhës pas ushtrimit të dhunës ndaj prindërve të tij dhe kundërshtimit të forcave të rendit gjatë ndërhyrjes.

Sipas njoftimit të policisë, Biba përdori një mjet prerës (hanxhar) për të kërcënuar punonjësit e policisë, duke tentuar të pengonte arrestimin e tij. Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Lezhës ndërhynë shpejt dhe neutralizuan 37-vjeçarin, duke i marrë hanxharin.

Biba është arrestuar për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë”, dhe “Kanosja”. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Lezhës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Ushtronte dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë ndërhyrjes për parandalimin e dhunës, vihet në pranga autori.

37 vjeçari me një mjet prerës (hanxhar), kërcënoi punonjësit e policisë me qëllim mosarrestimin e tij.

Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, me marrjen e njoftimit se një shtetas po dhunonte prindërit e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi M.B, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe i ka kërcënuar me një mjet prerës (hanxhar), për të mos e arrestuar.

Falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë, u bë e mundur neutralizimi i 37 vjeçarit dhe heqja e mjetit prerës hanxhar.

Në vijim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: M.B., 37 vjeç, banues në Tale, Lezhë për veprën penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.