Djathtas 1912 ka zhvilluar sot takimin e parë në degët e saj, duke e nisur me strukturat e saj në Korçë, Pogradec e Maliq.
Synimi i takimit ishte të përcilleshin disa nga mesazhet kryesore politike në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit 2025.
Tre qëndrimet që Djathtas 1912 ka shprehur në këtë takim, por mbi të cilat edhe bazohet propozimi per ngritjen e nje koalicioni elektoral janë:
1. Mbështetja e pakushtëzuar ndaj drejtësisë së re, ku jemi dhe forca e parë politike që kemi shprehur votën pro në Kuvendin e Shqipërisë për zgjatjen e mandatit të SPAK-ut.
2. Pozicionimi i qartë në orientimin perëndimor të vendit dhe mbajtja e raporteve më të mira me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.
3. Koalicioni parazgjedhor do të paraqitet me lista të hapura në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit 2025.
Në platformën politike që kemi shpallur, së bashku me LZHK, mirëpresim edhe të tjera subjekte politike për të arritur një bashkim jo rreth njerëzve, por rreth vlerave.