Ballina Sport Goleadë e Egnatias ndaj Tiranës, krizë e pafund te bardheblutë

Goleadë e Egnatias ndaj Tiranës, krizë e pafund te bardheblutë

40
0

Egnatia mposhti 0-4 Tiranën, në sfidën e mbajtur në “Arenën Kombëtare”. Rrogozhinasit nuk falin ndaj bardhebluve, me këta të fundit që konfirmojnë edhe një herë sezonin negativ që po kalojnë.

Në minutën e 12-të, Ujka ishte i rrezikshëm para portës së Tiranës, duke lëshuar kështu sinjale të qarta. Ekipi i Gugash Maganit realizoi me Zharmuni në minutën e 37-të, por goli u anulua për shkak të një faulli.

Mes kaosit dhe rrëmujës, Egnatia kaloi në epërsi në minutën e 60-të me anë të Ujkës, i cili nuk gaboi nga fare pranë. Djemtë e Edlir Tetovës marin zemër dhe në minutën e 64-të Lushkja merr një top nga krahët nga Ujka, për të mposhtur kështu Selmanin.

Shumë pak për të thënë për Tiranën, që pëson edhe golin e 3-të në minutën e 80-të. Bakayaoko “vallëzoi” nga brenda zonës dhe realizoi me të majtën. Në të 90-tën minutë, kishte kohë edhe për Ndrecën, i cili la gjurmën e tij në këtë takim.

Egnatia kryeson kampionatin me 36 pikë të grumbulluara, në 21 ndeshje të luajtura. Tirana e vendit të parafundit regjistron humbjen e katërt radhazi dhe synimi i vetëm është dalja nga kriza sa më shpejt të jetë e mundur.