Ballina Aktualitet Nis censusi i shpendëve dimërorë në Divjakë-Karavasta, ekspertët konfirmojnë rritje të popullatës

Nis censusi i shpendëve dimërorë në Divjakë-Karavasta, ekspertët konfirmojnë rritje të popullatës

61
0

Censusi i shpendëve që dimërojnë në parkun kombëtar të Divjakë-Karavasta ka nisur dhe, sipas ekspertëve, këtë vit ka një shtim të popullatës krahasuar me vitet e kaluara.

Ky proces është realizuar çdo vit për 32 vite rresht, duke përfshirë një gjeografi të gjerë dhe duke bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare.

Grupet e punës, të shpërndara në disa pika vrojtimi, kanë filluar numërimin e shpendëve migratorë që kalojnë dimrin në këtë ligatinë, duke monitoruar speciet që vijnë nga territore të huaja. Shtimi apo rënia e numrit të shpendëve migratorë në këtë zonë është i lidhur jo vetëm me kushtet klimaterike, por edhe me faktorë të tjerë të natyrës dhe mjedisit.

Taulant Bino, organizator i censusit dhe kryetar i shoqatës së ornitologëve të Shqipërisë, theksoi rëndësinë e censusit për identifikimin e specieve në zhdukje dhe për hartimin e politikave mbrojtëse për to. Grupi i punës përfshin punonjës të administratës së zonave të mbrojtura, specialistë të fushës dhe përfaqësues të shoqatave të mbrojtjes së shpendëve.