Sapo ka dalë nga botimi vëllimi me poezi, titulluar ”Aromë gjethi”, me autor Meçan Hoxha. Vëllimi përmban 100 poezi, renditur në shtatë kapituj (Buqetë për familjen, Bukuritë e vendlindjes, Freski natyre, Motive lavdie, Koha jonë, Lotë kurbeti, Zëri i poetit).
Prej kapitullit të parë, nxorëm:
Shikimi i nёnёs
Nё kutinё e artё tё ngjizjes
Nёna mё pa e para,
Ashtu, edhe nё siparin e lindjes,
Shoqёruar me tё qara.
S`mё lёshoi kurrё, ai shikim,
As tё vogёl e as tё rritur.
Mbeti pёr jetё tё jetёve,
Rreze dielli e patretur.
Qёndrova n`ato shikime,
Kryqёzuar nё ngjyra ylberi,
Pёrjetova dashuri e gёzime,
Gjeta dhe balsam shёrimi.
Jam ndierё mirё, nёnokja ime,
Mbajtur rob, n`ato shikime.
Edhe tani, nga bota tjetёr,
Mё shikon si zog e si flutur.
Dita e parë e shkollës
Gjithë ditët në jetë,
Nuk i mbaj mend,
Por njerën prej tyre,
E kam si të shenjtë.
Ditën e parë të shkollës,
Me mësuesen përballë,
Çasti, kur u ndieva,
Sikur t’ isha n’ përrallë.
Ikën ditë, muaj e vite,
Me shumë përjetime,
Ajo, mbeti rreze drite
E gdhendur në kujtime.
Më ndodhi që mësues,
Të isha edhe vetë,
Imazhin e asaj dite,
E ruajta të shtrenjtë.
Me mollë e me ftua
Atje te zabeli,
Ku ishte një mollë.
Dilte bashkë me diellin,
Komshija belhollë.
Unë shkoja për mollë,
Ajo vinte për ftua,
Ishte ky sebepi,
Që t’rrinte me mua.
Gjithmonë me vete,
Në gjoks dy inxhi,
Më gënjente mua,
Gjoja si qershi.
Dhe dy ftonj të vegjël,
Ashtu pa këputur,
M’i linte në dorë,
Kujdes për t’i rritur.
Me moll’ e me ftua,
Loja s’kish të sosur,
Iknim gjithë hare,
Me buzë të gjakosur.
Fati ynë
Ishte një shkrepje blic,
Si shkarkim rrufeje,
Që ra mbi sy e cicë,
E qëndroi pranë meje.
Ndriti dielli i atij çasti,
Dhe na ndriti përjetë
Ishte fat, apo rasti,
Për ne, qe i shtrenjtë.
Jeta mori kuptim të ri,
Pas gëzimit fluturuam,
I shohim dhe në pleqëri,
Kënaqësitë që përjetuam.
Jeta jonë
E nisëm jetën duke qeshur,
Petale tërfili në dorë,
– Më do apo s’më do,
– Të dua, të dua shumë, djalo.
Ecnim duke kënduar:
“Pranverë, pranverë…”
Por jeta s’është aq e bekuar,
Ka dhe vjeshtë, dimër e verë.
Kaluam së bashku,
Mbi dyzetë të tillë,
Herë valë të ngrohtë,
E herë acar të ngrirë.
Tani, që ti je shtatëdhjetë,
Edhe ca më shumë,
Kemi mbetur si atë ditë,
Kur të putha unë.
Loti dhe flutura
Duke punuar në kompjuter,
Mbi tastierë zuri vend një flutur.
Eh, unë nuk jam besimtar,
Ama, malli për djalin më djeg si zjarr.
Ndaj e shoh fluturën si vegim,
Mos është djali, kërkon mendim?
Pse më bën të mendoj, se ka Zot,
E nga syri të më derdhen lotë?
E sheh, flutura, pikëllimin,
Me flatra, më bën freski,
Më ter lotin e largon trishtimin
Dhe, ikën më lë në vetmi.
Në shoqëri me diellin
Do marr diellin në dorë,
T’a vendos, ku dua unë,
Në varrin e nënës të bëj dritë,
Në atë të djalit, t’i shtoj bukuritë.
Pastaj sipër në mal,
Të shkrij borë e lulëzojë dhenë,
Të shtoj ujin në burime,
Të mbush pyllin me gëzime.
T’ia çoj dhe bujkut në arë,
Të ngroh bimë e të ngroh farë,
Të luaj me qengjat në lëndinë,
T’u rris bar e trëndelinë.
Deti është gjithmonë i bukur
Pranë detit kënaqësitë mrekullojnë,
Aty gjallon një jetë ndryshe.
Valëzat buzëqeshin e zhurmojnë,
Përherë në lëvizje, kurrë s’murosen.
Pulëbardhat dekor i atij relaksi,
Rastis të puthish dhe ndonjë delfin.
Gëzimin më të madh ma jep Andi,
Nipi me kaçurrelat e tij të zinj.
Edhe mbesa, studente në Norvegji,
Është me mua këtu pranë detit.
Anin e ka sjellë në familje “5 Maji”,
Ftesa për ditëlindjen e mami, Julit.
Sebepi na jep gëzim të gjithëve,
Na sjell pranë edhe bukuritë e detit.
Në mbrëmje u hodhëm mes valëve,
Shpëtuam Diellin, s’e lamë të mbytet.
Arkivuar në kujtesë
Kur isha i vogël, kisha një komshie,
Ishte e bukur, e ëmbël si qershie.
Me emrin baritor “Tufe“, thirrej,
Me qengja ngrysej, me qengja gdhihej.
Në dasmën e saj, për çudinë tonë,
S’kishte dasmorë, as miq e as gjitonë.
E pyeta babanë, pse s’ka këngë e valle?
Më vonë mësova, për atë hallemadhe.
Babain e Tufes e kishin bërë kulak,
S’e afronin komshijtë, miqtë ca më pak.
Një tjetër kulak i dhanë për burrë,
Dhe unë, Tufen s‘e takova më, kurrë.
Më qortojnë mua për këto kujtime,
As unë s’i dua, por janë përjetime.
Ndërkohë, bëj detyrën kur i tregoj,
Që historia e Tufes, të mos harrojë.
Shamia e partizanit
(Kushtuar babait, partizanit Kodhel Hoxha)
Mbante një shami babai im,
Ishte, shami e kuqe partizani.
Nuk e këmbente me asnjë çmim,
Aty ishte i gjithë vatani.
E ruante të shenjtë atë dëshmi,
Sa dhe në varr deshi t’a ketë.
Për atë simbol lirie, la porosi,
Nuk la tjetër amanet.
-Vendoseni te koka ime,
Dua të fle me lirinë.
Një tjetër vëreni mbi varr,
Të rrijë roje për Shqipërinë.
-T’a plotësuam amanetin, baba,
Shaminë e partizanit e ke mbi varr.
Flakëron dhe tregon se vazhdon jeta,
Dhe ideali i lirisë s’do vdesi kurrë.
11. Qeleshja e gjyshit
Jo të gjithë kanë pasur fatin,
Të kishin gjysh me qeleshe.
Unë u rrita me atë kënaqësi,
Që kur isha sa një menekshe.
Më përcillte Ai, gjithmonë,
Pa pyetur në ishte diell apo shi.
Linte shtratin dhe ulej nën man,
Priste sa t’kaloja Gurin e Zi.
Dhe e çonte lartë qeleshen,
Me dorën e tharë i jepte jetë,
-Të përcjell gjyshi dhe një herë,
Se nuk i dihet ç’ndodh në jetë.
E merrja unë si akullore,
Dhuratë në ndarje e përjetësi,
Bardhësi si t’ishte prej bore,
Edhe pse nuk isha më fëmi.
Vërtet gjyshi nuk është më,
Por imazhi i qeleshes së bardhë,
Mbeti tek unë, për gjithnjë,
Si mosndarje ngarkuar me mall.
Etyd pleqërie
Me kafen përpara,
Shikoj dashurinë,
Kujtoj mon’ e shkuar,
Qaj për rininë.
Kujtoj unë rininë,
Me dashurinë përballë,
Që më jep lumturinë,
Dhe më mban gjallë.
Ndaj, dhe pse e vyshkur,
Ngjan me burbuqe,
Më sjell gjithë pranverën,
Me lule shumëngjyrëshe.