Ballina Sport Të Martën dhe të Mërkurën të gjithë me sytë nga Tring është...

Të Martën dhe të Mërkurën të gjithë me sytë nga Tring është sërish koha e Yjeve të Evropës

29
0

Të martave dhe të mërkurave mbrëma ka vetëm një vendtakim, kanalet TRING SPORT, sepse është koha e CHAMPIONS LEAGUE.
Kjo mesjavë “do t’u vërë flakën” tempujve të futbollit evropian, nga Sansiro në Anfield, nga Eithad në Parc de Princes, sepse në Ligën e Kampionëve po shkon drejt finalizimit rrugëtimi që na ka dhuruar më të zjarrtat emocione, që na ka mbërthyer para kanaleve TRING SPORT për 6 raunde me radhë.
Faza e Ligës, turneu brenda turneut, “basti” plotësisht i fituar për këdo që e projektoi dhe besoi te ky format i ri, po shkon drejt përmbylljes spektakolare.
Më 21-22 janar, për raundin e 7 dhe të parafundit, 36 superskuadrat do të përplasen sërish për të vendosur një gur shumë të rëndësishëm në rrugën drejt kualifikimit. Tashmë çdo pikë është ar dhe nuk lejohen më hapa falsë. Disa prej ekipeve e vulosin kalimin në fazën tjetër që këtë raund, disa të tjerë do të presin me ankth raundin e fundit për të mësuar fatin e tyre.


Barcelona e pandalshme udhëton drejt Benfikës, me kualifikimin thuajse të sigurt, ndërkohë që në Spanjë luhet një duel elektrizues me mision kualifikimin mes Atletico Madrid dhe Bayer Leverkusen. Sakaq, dy skuadra legjendare të futbollit evropian, Manchester City dhe Paris SG, luajnë shansin e fundit në një sezon për t’u harruar, ndërkohë që dueli klasik hollandezo-gjerman përplas Feynord dhe Bayern Munchen. Tre prej italianeve i presin Girona, Club Brugge dhe Sparta e Pragës, në një raund që duket mjaft favorizues për to.


Janë 18 ndeshje që do të dhurojnë emocione të pakrahasueshme në 2 mbrëmje 21 dhe 22 janar në të gjitha kanalet sportive Tring, sepse kjo është magjia e Ligës së Kampionëve, arenës madhështore të futbollit evropian.


Për t’i lënë më pas vendin raundit final, më 29 janar, kur do të ndodhë një maratonë e paprecedentë ndeshjesh, të gjitha në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar, për një eksperiencë shpërkthyese sportive, që s’e keni përjetuar kurrë më parë, të cilën do ta sjellë të plotë, vetëm dhe ekskluzivisht, Tring Sport, shtëpia e kampionëve.