Ballina Politika Deklaratë e Djathtas 1912 për Kongresin e Lushnjës

Deklaratë e Djathtas 1912 për Kongresin e Lushnjës

65
0

Në përvjetorin e Kongresit të Lushnjës, përkulemi me respekt të thellë përpara veprës madhore të atyre burrave të shquar që, në një kohë të errët për kombin tonë, morën vendime historike për të mbrojtur pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë.

Kongresi i Lushnjës, ishte një manifestim i qartë i guximit, vizionit dhe vendosmërisë së shqiptarëve për të ruajtur sovranitetin dhe identitetin tonë kombëtar.

Ky moment historik është një shembull frymëzues i bashkimit dhe përgjegjshmërisë ndaj çështjes kombëtare.

Ne besojmë se parimet që udhëhoqën Kongresin e Lushnjës si mbrojtja e pavarësisë dhe ndërtimi i institucioneve të forta – janë po aq të rëndësishme sot sa ishin një shekull më parë.

Të gjithë duhet të jemi të angazhuar në mbrojtjen e vlerave kombëtare, për të forcuar shtetin dhe për të ruajtur trashëgiminë tonë historike.

Ndaj Kongresi i Lushnjës meriton të jetë Festë Kombëtare ashtu siç Djathtas 1912 ka propozuar pak kohë më parë! Historia vlen për të gjykuar të sotmen dhe ndërtuar të ardhmen!