Ballina Bota Kina: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me administratën e re të Trump!

Kina: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me administratën e re të Trump!

31
0

Kina është e gatshme të forcojë dialogun me qeverinë e re të SHBA dhe të menaxhojë siç duhet dallimet në marrëdhëniet dypalëshe.

Kështu zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning i është përgjigjur kërkesës për koment për mandatin e dytë të Donald Trump i cili do të marrë detyrën sot në Shtëpinë e Bardhë.

“Kina dhe Shtetet e Bashkuara fitojnë përfitime nga bashkëpunimi dhe humbje nga konfrontimi, këtë na tregon historia e zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane”, tha Mao në një konferencë shtypi në Pekin.

Gjithashtu  nisi edhe  një raund të ri kontaktesh diplomatike me Japoninë dhe Bashkimin Evropian këtë javë, ndërsa Uashingtoni përgatitet për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump.

Një delegacion ligjvënësish japonezë udhëtoi në Pekin dhe një delegacion ushtarak kinez shkoi në Japoni për herë të parë në pesë vjet. Presidenti i ri i Këshillit Evropian zhvilloi telefonatën e tij të parë me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping.

Analistët thonë se Kina po përpiqet të testojë aleancën midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij me përpjekje diplomatike.