Gjatë episodit të kaluar, banores Egli Tako iu dha kutia e Pandorës, e njohur për të mirat dhe të këqijat që përmban. E mira për Eglin ishte që do të bënte një udhëtim çift, ndërsa e keqja e detyronte të dërgonte dy banorë në nominim, ballë për ballë.
Banorja e BBV i habiti të gjithë duke e dërguar në nominim veten dhe banorin tjetër, Xumin, i cili kishte shprehur pëlqim për të që nga dita e parë që ishte futur në shtëpi. Ky pëlqim nuk iu kthye mbrapsht asnjëherë.
Portali ynë hapi një sondazh për të parë mendimin e publikut në rrjetet sociale me pyetjen: “Kë doni të largoni nga Big Brother Vip 4?”
Në total ishin rreth 2000 vota, ku 82% e votuesve dëshironin të largonin XUMIN dhe vetëm 18% EGLIN.