Ballina Aktualitet Parashikimi i motit për ditën e sotme, e martë 21 janar 2025...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e martë 21 janar 2025 në vendin tonë

40
0

Shqipëria do të mbizotërohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e kthjellime në orët e mesditës kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht në pjesën e parë të ditës në të gjithë territorin.

Në jug të vendit më pas do të kemi një ndërprerje të përkohshme, e cila do të riaktivizohet në orët e mbrëmjes kryesisht përgjatë vijës bregdetare e në veriperëndim me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Në lartësitë mbi 1200 metër priten reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/sek e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.