Ballina Kronika Sherr fizik në Spitalin Psikiatrik në Tiranë, dy pacientë godasin me grushte...

Sherr fizik në Spitalin Psikiatrik në Tiranë, dy pacientë godasin me grushte njëri-tjetrin

39
0

Një sherr që ka degaruar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Spitalin Psikiatrik në Tiranë. Dy pacientë janë konfliktuar mes tyre dhe si pasojë njëri prej tyre ka goditur me grushte tjetrin.

Policia sqaron se lidhur me rastin ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pacientin me iniciale S.G, 47-vjeç i cili dyshohet se ka qënë iniciatori i sherrit.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. G., 47 vjeç (pacient në Spitalin Psikiatrik), pasi në Spitalin Psikiatrik, ka goditur me grushte shtetasin F. A., 46 vjeç, gjithashtu pacient në këtë spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.